Live

Deputeti Haliti: Edi Rama u keqinterpretua qëllimshëm në Kosovë

09:35 / 30 Shtator 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka trajtuar zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe raportin në mes të dy kryeministrave, Kurti dhe Rama.

Haliti e ka konsideruar si propagandë të stisur tendencën që Rama të paraqitet si më i afërt me Vuçiqin sesa me Kurtin.

“Unë mendoj që Edi Rama nuk ka pasur qëllim të keq kur e ka thënë atë…edhe pse nuk jam parë me të për ta pyetur se përse e tha, mirëpo ne e kemi dëgjuar shumë mirë edhe qëndrimin e Edit në raport me Bashkimin Evropian i cili nuk pranoi të nënshkruajë pa u futur në deklaratën e BE-së edhe çështja e sulmit ose vrasjes së policit në veriun e Kosovës nga grupi terrorist“, tha Haliti.

Haliti theksoi se beson se Edi Rama është në krah të Kosovës.

“Normalisht unë nuk e besoj që ka diçka kundër Kurtit”, u shpreh ai.

Shpërndaje në

U Kopjua