Deputeti i betuar i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, është takuar me ish-emisarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Përmes një postimi në Facebook, Behrami ka njoftuar për takimin, duke shpërndarë edhe një fotografi nga ky moment, ku të dy shihen në një ambient zyrtar, me flamurin amerikan në sfond.
Behrami ka falënderuar Grenellin për mikpritjen dhe bisedën që e ka cilësuar si konstruktive, transmeton Klankosova.tv.
“Me Ambasadorin Grenell – një mbështetës i madh i Kosovës dhe një luftëtar i palëkundur për drejtësi!”, ka shkruar Behrami.