Live

Deputeti shqiptar në Bern: Çmimi i energjia në Zvicër bie deri në 30%, mërgata e voton Qeverinë Kurti që e shtrenjton energjinë për 15%

15:15 / 15 Mars 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i kantonit të Bernit, Korab Rashiti, ka kritikuar diasporën e Kosovës që jeton në Zvicër, e cila me shumicë e ka votuar LVV-në në zgjedhjet e fundit.

Duke e komentuar propozimin për shtrenjtimin të energjisë në Kosovë, ai ka thënë se në Zvicër ka pas rënie të çmimit të energjisë .

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se diaspora e Zvicrës që përfiton nga lirimi i energjisë, shkon në Kosovë dhe e voton Qeverinë Kurti, e cila e shtrenjton energjinë elektrike për 15 për qind.

Kur çmimi i energjisë bie në Zvicër 10% deri 30% dhe Mërgata përfiton, në të njëjtën kohë Mërgata voton në ambasadat në Bernë për një qeveri që e rrit çmimin e energjisë me 15%, për shkak të politikave ideologjike dhe nën ndikimin e lobimeve jashtëterritoriale, por me miratimin e heshtur të qeverisë në largim. Do të doja t’i pyesja Mërgatën: A janë të vetëdijshëm se në Zvicër, orientimi politik në çështjet socio-ekonomike është në të kundërtën e asaj për të cilën ata votojnë në 80% të rasteve në ambasadat në Bernë për Kosovën?”, ka shkruar Rashiti.

Shpërndaje në

U Kopjua