Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, e ka komentuar letrën që kryetari i VV-së, Albin Kurti ia dërgoi kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke i kërkuar koalicion.
“Tani është radha e LDK-së të përgjigjet me refuzim klasik apo me një qasje të re ndaj dialogut dhe bashkëpunimit!”, shkroi ajo në Facebook transmeton Klankosova.tv.
Kurti i kërkoi koalicion Abdixhikut, i cili ka refuzuar tashmë dy ftesa për takim.
Në anën tjetër, LDK-ja disa here është deklaruar kundër mundësisë së bashkëqeverisjes me LVV-në.