Live

Deputetja Krasniqi në konferencën që po mbahet në Madrid: Spanja ta njoh Kosovën – BE të heq sanksionet

21:10 / 18 Shtator 2023

Nga Kosova Live

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka marrë pjesë në takimin e Kryetarëve në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), e cila po mbahet në parlamentin e Spanjës në Madrid.

Në fjalën e saj, Krasniqi ka kërkuar që Spanja ta njoh pavarësinë e Kosovës si dhe që Bashkimi Evropian t’i heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Pavarësisht pozicionit politik, përpjekjet dhe interesimi për ta bërë më të mirë për vendin do të jenë të pareshtura. Po ashtu gjatë zhvillimit të punimeve të COSAC-ut takova edhe përfaqësues të ndryshëm të parlamenteve të shteteve anëtare të BE-së, por edhe të institucioneve të BE-së”, ka shkruar Krasniqi.

Shpërndaje në

U Kopjua