Nga salla e gjyqit si e akuzuar, njetin e ka të niset në kërkim të fronit të kryekyvendares.
Në institucionin që tash po do fort që ta udhëheqë, Albulena Haxhiu, vite më parë hyri duke poseduar gazlotsjellës, për çka akuzat shkoi ti dëgjoi me mëngjes të hënën.
Veç fati i zi i dështimit të seancave po e ndjek gjithkah. As në gjykatë seanca nuk u zhvillua, e ministrja në detyrë e drejtësisë, rrugë mori për në godinën që pati hyrë me mjetin e cilësuar si armë, të cilin jo që nuk përgjigjet a e përdori, por mediet nisin ti ngjajnë personazhet e paradites.
Paraqitja e deputetes në gjykatore pak para tentimit të 36-të, për konstituim të kuvendit, ku nëse vjen puna te propozimi i Vetëvendosjes për kryeparlamentare, do thirret emri Haxhiut, i bëri merak e me pak shpresë deputetët tjerë.
Por për një zgjidhje që mund të mbërrihet me votën e tyre, kolegët e Gurit po luten.
Pos për bllokadën, partitë po llogaritet se mbajnë faj edhe për telashe të mëdha që qytetarëve u kanë rënë në barrë.
Si për këto si edhe për ngërçin që po zgjatë me muaj, dikush parasheh se do ketë ndëshkim në zgjedhje.
Por jo vetëm të parët.
Deputetët nuk presin ndonjë ndryshim në tentimet për konstituim, deri kur Gjykata Kushtetuese të dal me qëndrim për çështjen e votimit të fshehtë.