Ka dështuar të mbahet sot mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, shkruan Kosovalive.net.
Në këtë mbledhje, nuk ka pasur kuorum as për të marrë disa vendime.
Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se u diskutua që seanca për buxhetin të mbahet më 14 dhjetor dhe më 15 raportimi vjetor i presidentes Vjosa Osmani.
Edhe Abelard Tahiri nga PDK kërkoi që Qeveria të reflektojë karshi kërkesave të kategorive të ndryshme – veteranëve, policëve, zjarrfikësve.
Kur të votohet buxheti pas dy javësh, sipas Tahirit, këto kërkesa duhet të përmbushen.