Një 82-vjeçar ka vdekur në mënyrë tragjike gjatë ditës së sotme në Leshan të Suharekës.
Sipas policisë, i moshuari është djegur i tëri pasi vetura e tij u përfshi nga flakët.
Për këtë rast, detaje ka dhënë gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha e cila tha se sipas informacioneve jozyrtare, viktima po shkonte tek vreshtat për t’i vizituar ato.
“Kur u kthye ta parkojë veturën, ajo u dogj dhe kishte mbetur brenda”, tha Berisha nga Suhareka.
Kosovalive ka mësuar se 82-vjeçari është babai i Prokurorit në Departamentin e Përgjithshëm në Prokurorinë e Prizrenit, Musli Gashit.