Dy punëtorët që vdiqën mëngjesin e së hënës në Gjakovë, ishin të moshës madhore.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Sipas Elezaj, rasti ka ndodhur në rrugën “Bardhyl Qaushi”, derisa viktimat ranë nga një lartësi e objektit në ndërtim e sipër, dhe të njëjtit nuk mundën të iu bënin ballë plagëve të marra.
“Sot rreth orës 08:15, jemi njoftuar se dy persona (meshkuj të moshës madhore) janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dyshohet si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendin e punës, në rrugën “Bardhyl Qaushi ” në Gjakovë. Më pas është konfirmuar edhe vdekja e tyre”, thuhet në përgjigjen e policisë.
“Njësitë relevante të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarr veprime hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”.