Dhjetë raste të dhunës në familje janë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Pesë prej tyre janë në rajonin e Prishtinës, për të cilat ka dhënë detaje policia.
Lidhur me keto raste, pesë persona janë dërguar në mbajtje.
Një rast i tillë ka ndodhur në Prishtinë të premten, ku burri e ka kapur për krahësh gruan e tij dhe më pas të dy janë rrëzuar në tokë.
“Prishtinë / 21.02.2025 – 23:30. Dyshohet se viktima femër kosovar me të dyshuarin mashkull kosovar -bashkëshortin e saj kishin pasur një mosmarrëveshje verbale dhe i dyshuari e kishte kapur për dy duart në krah me qëllim që ta ndaloj dhe si pasoj të dy ishin rrëzuar për tokë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.”
Në Lipjan tre persona janë shoqëruar në stacion policor pas një mosmarrëveshje.
“Lipjan / 22.02.2025-10:00. Tre të dyshuar-a janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim pasi që kanë pasur mosmarrëveshje. Tretman mjekësor kanë pranuar të dyshuarat femra. Në konsultim me prokurorin, të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.”
Ndërkaq në Podujevë një burrë e ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij dhe e ka kanosur.
“Podujevë / 22.05.2025-15:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën f/k-të dashurën e tij dhe të njëjtën e ka kanosur se do ti poston fotot e saj, nëse rastin e denoncon në polici. Viktima për shkak të lëndimeve, pasi ka pranuar tretman mjekësor, është kthyer tek prindërit e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.”
Një rast tjetër ka ndodhur në Prishtinë ku një shtetas i huaj është sulmuar nga fizikisht djali i tij.
“Prishtinë 22.02.2025, 14:21. Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga djali i tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
Një burrë e ka kanosur dhe sulmuar fizikisht një grua.
“Prishtinë 21.02.2025, 21:30, I dyshuari mashkull kosovar dyshoht e nën ndikim të substancave narkotike e kishte kanosur dhe e kishte sulmuar fizikisht viktimën f/k. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
Ndërsa në Ferizaj një person është arrestuar pasi e ka kërcënuar dhe sulmuar fizikisht gruan me të cilën bashkëjeton.
“KANOSJE&SULM&DHUNË NË FAMILJE – Ferizaj 22.02.2025, 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën femër shqiptare shtetase e huaj me të cilën bashkëjeton. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Në Pejë një burrë e ka kanosur vajznë e tij.
“Pejë / 22.02.2025-10:00. I dyshuari m/k-ish bashkëshorti i viktimës f/k, me të cilin kanë katër fëmijë, dyshohet se ka telefonuar vajzën e tyre dhe ka kanosur se nëse dikush i dërgon foto të viktimës me ndonjë djalë, do ta vras. Viktima pas intervistimit është kthyer në banesën e saj, ndërsa i dyshuari pritet të intervistohet lidhur me rastin, pasi të sigurohet prezenca e tij. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar.”
Një tjetër rast i dhunës në familje ka ndodhur në Pejë, ku janë përleshur burrë e grua,
“Pejë 22.02.2025, 19:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete dy të dyshuarit një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e huaj- burrë e grua. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.”
Në Gjakovë, një grua e ka ofenduar burrin e saj.
“DHUNË NË FAMILJE- Gjakovë 22.02.2025, 21:00. Është arrestuar e dyshuara femër/k, pasi që e njëjta në gjendje të dehur kishte ofenduar me fjalë të ndryshme viktimën mashkull/k bashkëshortin e saj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është dërguar në mbajtje.”
Policia njofton se në Mitrovicë të Veriut një burrë e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
“DHUNË NË FAMILJE&KANOSJE- Mitrovicë Veri 22.02.2025, 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”