Live

Dhunë në familje në Prishtinë – Gruaja deklaron se për 17 vite ka duruar sjellje abuzive, çifti ka pesë fëmijë

09:18 / 17 Maj 2025

Nga Kosova Live

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Çdo ditë raportohen raste të ndryshme, ku përfshihen burra e gra, prindërit e fëmijët. Kështu ndodhi së fundmi në një familje në kryeqytet.

Gazeta Kosovalive mëson se një rast I tillë është  raportuar të premten në rrugën “Nazim Gafurri”.

Sipas burimeve nga Prokuroria, më 16 maj 2025, rreth orës 17:00, është paraqitur H.S.M, rreth 36-vjeçare e cila ka deklaruar se është në martesë me F.M, rreth 36-vjeçar, tash 17 vite, dhe bashkë kanë pesë fëmijë të moshave 16, 13, 11, 8 dhe 5 vjeç.

Ajo ka sqaruar se nuk ka përjetuar dhunë fizike, por ka qenë viktimë e dhunës psikike të vazhdueshme nga bashkëshorti i saj.

Të dy palët janë intervistuar nga njësitet policore, ndërsa Prokurori kujdestar është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar që çështja të procedohet në procedurë të rregullt, duke u cilësuar si dhunë në familje.

Rasti mbetet nën hetim dhe Kosovalive do të sjellë të gjitha zhvillimet e mëtejshme.

Shpërndaje në

U Kopjua