Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një 31-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrenxë rreth orës 14:00, ndërsa viktima ishte duke shtruar një linjë interneti, në momentin kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën, raporton Albeu.
Sakaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.