Në Syriganë të Skenderajt, janë djegur dy kontejnerë në vlerë prej 36 mijë e 500 euro.
Policia e Kosovës njofton se në vendin e ngjarjes, në rrugë dhe në kontejnerë janë vërejtur mbishkrime “SRB dhe 4S”.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe po hetohen rrethanat.
“Fsh. Syriganë, Skenderaj 20.06.2025 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se i janë djegur dy kontejnerë me të gjitha pajisjet. Në vendin e ngjarjes, në rrugë dhe në kontejner janë vërejtur mbishkrime SRB dhe 4 S. Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 36.500 euro. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë.