Një objekt kulti është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Bulqizë, për motive ende të paqarta.
Bëhet fjalë për xhaminë Shupenzën, e cila si pasojë e një zjarrit rreth orës 06:00 të mëngjesit, është djegur në pjesën më të madhe të saj.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës, zjarri ka qenë i pamundur për t’u shuar, duke lënë pas dëme të konsiderueshme materiale.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Nuk dihet ende nëse ai ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.