Live

Diskutim vëllazëror e tejet i frytshëm mes Memli Krasniqit dhe Ali Ahmetit

16:02 / 06 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.

Krasniqi ka njoftuar në Facebook se me Ahmetin ka pasur një diskutim vëllazëror e tejet të frytshëm.

Poashtu, ai bën të ditur se kanë diskutuar mbi sfidat dhe përpjekjet e vazhdueshme për të avancuar të drejtat dhe pozicionin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“PDK mbetet e përkushtuar për të forcuar lidhjet ndërshqiptare dhe për të mbështetur fuqizimin politik dhe institucional të shqiptarëve kudo që janë – jo vetëm në funksion të interesit kombëtar, por edhe si kontribuues të stabilitetit dhe integrimit euroatlantik në Ballkan”, ka thënë Krasniqi, njofton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua