Live

Dita e 6-të e protestave në Turqi kundër arrestimit të Imamoglu/ Protestuesit këndojnë dhe valëvisin flamujt turq

20:18 / 24 Mars 2025

Nga Kosova Live

Mijëra qytetarë po protestojnë për të gjashtën ditë në Turqi kundër arrestimit të Ekrem Imamoglu, kryetarit të bashkisë së Stambollit.

Turma protestuesish valëvisin flamujt turq duke qëndruar në mes të një sheshi dhe duke brohoritur.

Pas brohoritjeve protestuesit nisin të hidhen lart e poshtë në unison.

Pak çaste më vonë, një flakadan ndizet dhe mbahet lart mbi turmën, e cila nga ana e saj përgjigjet me zhurmë dhe brohoritje.

Deri më tani, duket se protesta e sonte është kryesisht paqësore, ndërsa qindra policë janë në terren

Shpërndaje në

U Kopjua