Live

“Dita e Verës” festohet në Shqipëri, Idrizi: Festimin do t’ua bartë edhe fëmijëve të mi (VIDEO)

10:24 / 15 Mars 2025

Nga Kosova Live

Prezantuesja e motit në Klan Kosova, Lindita Idriz, ka folur për festën “Dita e Verës” që festohet në Shqipëri, më saktësisht në qytetin e Elbasanit,

Në emisionin Weekend të Klan Kosovës, ajo ka bërë të ditur se këtë festë e feston që nga fëmijëria e saj dhe se edhe sot do ta festojë, pasi pohoi se do të niset për në Elbasan tek familja e saj.

“Sa i përket Ditës së Verës, kjo është një festë e lashtë me origjinë pagane shqiptare. Unë e festova në Kosovë sepse nuk pata mundësi të shkojë në Elbasan porsot do të shkojë ta festojë me familje”.

“Kjo ditë ndahet në katër faza, faza e parë është përgatitja e ‘zahireve’, më pas faza e dytë është përgatitja e ballokumeve, është nata e dytë ne në darkë në shtimë përgatisim ‘hiset’ janë përgatitja e pakove që ne ua japim familjarëve tanë”, ka thënë Idrizi.

Idrizi pohoi se kjo festë është një ditë e veçantë, dhe se festimin do t’ua bartë edhe fëmijëve të vet

Shpërndaje në

U Kopjua