Live

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, në Tiranë protestohet për kushte më të mira pune

21:00 / 01 Maj 2025

Nga Kosova Live

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, punonjës të sektorëve të ndryshëm në Tiranë, kanë dalë në protestë, duke kërkuar nga të gjithë kushte më të mira pune, paga më të larta dhe kontrata të rregullta.

“Kjo protestë është për të drejtat e punonjësve. Duhet të dalin të gjithë në një protestë sensibilizuese, për një minimum jetik, për pagën mesatare, një e drejtë që i takon çdo individi. Nuk duhet të thuhet se kushtet janë më të mira dhe të mjaftohemi me kaq. Nuk bëhet fjalë që një njeri të jetojë vetëm për bukën e gojës. Kemi një pagë që është nën atë që i duhet një familjeje për të jetuar në mënyrë të ndershme, me dinjitet”, thotë një qytetar, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Edhe pse jo shumë në numër, ata treguan problemet e tyre për çdo sektor: nga fasoneria, minierat, pastrimi, shërbimi taksi.

Protestuesit e mbyllën protestën e tyre, me shpresën se kërkesat e tyre do të marrin zgjidhje, për të pasur një të ardhme me dinjitet dhe barazi në punë.

Shpërndaje në

U Kopjua