Sot është ditë e lumtur për të parin e PDK-së, Memli Krasniqi.
Ai ka treguar në Instagram se djali i tij, Mali feston ditëlindjen.
Krasniqi ndau një fotografi bashkë me djalin, duke treguar se mbushi plot 13 vjet jetë, njofton Klankosova.tv.
“Mal, shoku jem ma i mirë, urime ditëlindjen e 13-të”, ka shkruar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës.