Live

Djali i Hashim Thaçit mbështet Memli Krasniqin edhe për një mandat si kryetar i PDK-së, thotë fjalë të mëdhaja për atë

16:11 / 16 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Endrit Thaçi, djali i ish-Presidentit Hashim Thaçi ka shprehur falënderim për kryetarin e PDK-së, MemliKrasniqi, i cili siç ka thënë Thaçi, e ka udhëhequr Partinë Demokratike të Kosovës me maturi, mençuri dhe guxim.

Ai ka publikuar një foto të babait të tij me Krasniqin në ‘InstaStory’, ku ka shkruar se “Memli Krasniqi e ka udhëhequr Partinë Demokratike të Kosovës me maturi, mençuri dhe guxim”.

“E ka marrë mbi supe një barrë të rëndë, në një kohë aspak të lehtë. Por në çdo sfidë, ka qëndruar drejt dhe ka dalë faqebardhë”, ka shkruar Endrit Thaçi.

“Babi im e ka pasur mik e bashkëpunëtor. Unë i besoj Memlit. Me zemër e me bindje. Të priftë e mbara, Kryetar. Vazhdo drejt. Kosova ka nevojë për forcën, qartësinë dhe vizionin tënd”, ka shtuar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua