Tifogrupi më i madh shqiptar, “Tifozat Kuq e Zi” kanë vazhduar të protestojnë ndaj Federatës së Futbollit Shqiptar dhe Presidentit, Armando Duka.
Ata kanë publikuar fotografi nga protesta që kanë bërë mbrëmë në Tiranë, para ndeshjes Shqipëri-Andorë, transmeton Periskopi.
Nën moton “Djemtë e zgjedhur të Arbërisë, kundër pazarëve në emër të Shqipërisë”, tifozat kuq e zi kanë protestuar ndaj FSHF-së.
Këta të fundit, ditë më parë kanë marr vendim të mos ndajnë bileta për asnjë nga tifogrupet shqiptare, e kjo ka ngjallur reagime të mëdha.
“Mjaft më me pazaret e errëta! Ju nuk përfaqësoni zërin e tifozëve, por interesat personale. Duam futboll të pastër, jo modern, duam transparencë. “𝐃𝐣𝐞𝐦𝐭ë 𝐞 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐭ë 𝐀𝐫𝐛ë𝐫𝐢𝐬ë, 𝐤𝐮𝐧𝐝ë𝐫 𝐩𝐚𝐳𝐚𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐧ë 𝐞𝐦ë𝐫 𝐭ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐧𝐢𝐬ë” Ju nuk jeni mbi flamurin, popullin dhe mbi ne. Zëri ynë nuk do të “shterrojë” kurrë kundrejt padrejtësive… Shqipëria kurrë nuk shitet!”, thuhet në reagimin e TKZ-së.
“Tifozat Kuq e zi” janë duke protesuar prej kohësh, kur FSHF-ja vendosi të organozojë Kampionatin Evropian të U21, së bashku me Serbinë.