Live

Dorëhiqet ministrja islandeze, pranoi se pati fëmijë nga lidhja me një të mitur 30 vjet më parë

18:37 / 21 Mars 2025

Nga Kosova Live

Ministrja e Islandës për Fëmijët, Asthildur Loa Thorsdottir, ka dhënë dorëheqjen pas njohjes së një lidhjeje me një adoleshent më shumë se 30 vjet më parë.

Thorsdottir pranoi se në atë kohë, kur ishte 22 vjeç dhe punonte si këshilltare në një grup fetar, kishte filluar një lidhje me një djalë 15-vjeçar, i cili merrte pjesë në grupin fetar.

Pas disa muajsh, Thorsdottir solli në jetë një fëmijë nga ky lidhje, ndërkohë që djali ishte 16 vjeç.

Në një deklaratë, ajo shpjegoi se kjo ngjarje ndodhi 36 vjet më parë dhe që shumë aspekte të shoqërisë ishin të ndryshme në atë kohë. Ajo theksoi se nëse do të ndodhte sot, do ta kishte menaxhuar ndryshe situatën.

Kryeministrja e Islandës, Kristrun Frostadottir, e quajti këtë një “çështje serioze” dhe tha se ishte informuar për këtë ngjarje, por se nuk kishte informacion të mëtejshëm. Pas kësaj, ajo e ftoi ministren Thorsdottir në zyrën e saj, ku kjo e fundit i dorëzoi dorëheqjen e saj nga posti.

Shpërndaje në

U Kopjua