Live

Dreshaj: Janë gjetur lëshime të mëdha në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore

23:55 / 18 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Shemsedin Drejshaj, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për dështimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkollore, tha se përkundër asaj se ka pasur gjasa për të përmbyllur si duhet misionin e vet, fatkeqësisht në dy mbledhjet e fundit ka pasur mungesë të deputetëve të partisë në pushtet.

Në RTK Dreshaj bëri të ditur se sot kishin për të intervistuar tre dëshmitarë të fundit lidhur me interpelancën, por, nënvizoi ai, kjo u pamundësua për shkak të mungesës së deputetëve të partisë në pushtet.

Arsyetimet e shumicës parlamentare për bojkotin e tyre në mbledhjet e komisioneve dhe të seancave parlamentare, që ndërlidhen në mos-nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, Dreshaj sqaroi se mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor Parlamentar për subvencionet e  teksteve shkollore nuk ka pasur të bëjë me agjendën e deklaruar nga deputetët e partisë në pushtet. “Agjenda e këtij komisioni është hetimi i subvencionimit të teksteve shkollore për nxënësit tanë”, nënvizoi Dreshaj.

Sipas tij, janë gjetur lëshime të mëdha në këtë çështje, qoftë në procesin e subvencionimit të teksteve, qoftë në procesin pagesës, në procesin e shpërndarjes dhe kohës së shpërndarjes.

Tutje, Dreshaj shtoi se këto gjetje implikojnë Ministrinë e Arsimit në veprime e hapa që nuk kanë qenë  të nevojshme dhe që nesër mund të jenë objekt të hulumtimit nga organet kompetente. Ai vuri në dukje rritjen e buxhetit në këtë ministri në subvencionimin e teksteve shkollore.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...