Live

Dugolli: Presidenti i Serbisë është në një siklet të madh pas ngritjes se aktakuzës në Banjskë

12:45 / 13 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Zëvendëskryetar Komisionit për Siguri, Enver Dugolli tha se veprimet e fundit te policisë së Kosovës në veri nuk çojnë në tensionim dhe përshkallëzim të situatës, por janë për të mirën e të gjithëve dhe kontribuojnë në shtrirjen e sovranitetit.

Ndërkohë Dugolli komnetoi edhe paralajmërimin për kërkesat të cilat presidenti serb Vuçiq pritet t’i paraqesë sot.

Dugolli tha se Vuçiqi pas ngritjes se aktakuzës për rastin në Banjskë ndodhet në një siklet të madh të cilin Kosova nuk mund te ja heq.

“ Presidenti i Serbisë është në një siklet të madh pas ngritjes se aktakuzës në Banjskë dhe nuk di si të veprojë, por Kosova nuk ka si te ja heq sikletin Vuçiqit.”, tha Dugolli. /RTV21

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...