Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në dy vende të ndryshme në Prizren brenda gjysmë ore.
“Kanë qenë dy aksidente rreth orës 16:00 dhe 16:30. Në Jaglenicë, vetaksident, vetëm dëme materiale. Vetura ka goditur një shtyllë elektirke”, ka thënë për Klankosova.tv, Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu.
“Aksidenti i dytë në Dardani, te Semaforët. Vetura në lëvizje nga goditur një veturë për të parkuar dhe personi ka pësuar lëndime të lehta”.