Banorët e Hajvalisë në Prishtinë po përballen me një situatë shqetësuese, tash e dy javë askush nuk ka ardhur për të marrë mbeturinat.
Kontejnerët janë mbushur plot dhe mbeturinat kanë filluar të shpërndahen përreth, duke krijuar erë të rëndë dhe rrezik për shëndetin, transmeton klankosova.tv.
Situata është më e rëndë përballë shkollës fillore “Shkëndija”, ku fëmijët detyrohen të kalojnë çdo ditë pranë mbeturinave të shpërndara.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga kompania e pastrimit dhe Komuna e Prishtinës, duke thënë se kjo neglizhencë është e papranueshme dhe e rrezikshme për komunitetin.