Live

Dy mjete të dyshuara të pashpërthyera neutralizohen në Ferizaj dhe Kaçanik

10:11 / 14 Maj 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka raportuar dy raste ku qytetarët kanë hasur në mjete të dyshuara të pashpërthyera në rajonin e Ferizajt.

Rasti i parë është raportuar në Ferizaj, rreth orës 14:11, ku një qytetar ka njoftuar për një mjet të dyshuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat kanë kryer shpërthimin e kontrolluar të mjetit, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.

Rasti tjetër ka ndodhur në Kaçanik, rreth orës 20:30, ku gjithashtu një qytetar ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Edhe në këtë rast ka ndërhyrë njësiti i deminimit i FSK-së, i cili ka bërë shpërthimin e sigurt dhe të kontrolluar të mjetit.

Shpërndaje në

U Kopjua