Live

Dy prindër raportojnë zhdukjen e vajzave të tyre të mitura në Fushë Kosovë

09:08 / 10 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Dy ankues – prindër në Fushë Kosovë kanë raportuar dje në polici se me datën 4 korrik vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga banesat e tyre dhe së bashku dyshohet se kanë hipur në një veturë me targa vendore dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit policor, deri tani nuk dihet vendndodhja e tyre.

Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Shpërndaje në

U Kopjua