Dy raste të dhunimit janë raportuar në qytetet e Malishevës dhe Gjakovës.
Të dy rastet përfshijnë viktima gra dhe janë nën hetim nga autoritetet.
Rasti i parë është raportuar në Malishevë rreth orës 12:00, ku një person dyshohet se ka kryer dhunim ndaj një gruaje.
Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti po trajtohet nga njësitë hetimore përkatëse.
Rasti i dytë është raportuar në Gjakovë rreth orës 19:00, ku gjithashtu një grua ka raportuar se është dhunuar nga një person i dyshuar. Policia është duke hetuar edhe këtë rast.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.