Një vetkaksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të së dielës në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Si pasojë një person e ka humbur jetën si pasojë e këtij vetaksident.
Lidhur me ngjarjen tragjike detaje për Klankosova.tv. ka dhënë Florim Neziri, nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit.
“Sot rreth orës 4:00 të mëngjesit e kemi pranuar se ka ndodhur një vetaksident në rrugën Ferizaj-Kaçanik, saktësisht te Ura e Kaçanikut. Kur kemi mbërritur atje e kemi hasur veturën, mirëpo jo personin që është vetaksidentuar. I kemi filluar kërkimet, dhe kemi hasur një person i cili ka rëndë në lumë”, tha ai.
“E kemi gjetur trupin, fatkeqësisht të pajetë dhe tani jemi duke e bërë tërheqjen e tij”, deklaroi Neziraj.