Një ngjarje e rëndë ka tronditur Dibrën në Maqedoni të Veriut, ku i riu Andi Sulejmani ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur ish-mësuesi i tij, Shaban Noka, i cili ka ndarë një mesazh prekës për të ndjerin.
Ai e kujton Andin si një djalë të qeshur dhe plot jetë, ndërsa shpreh dhimbjen për humbjen e tij të parakohshme.
“Të njoha si nxënës para 16 vitesh, i qeshur ishe, e si shok të mbaja. Nuk i harroj ca fjalë të tua, që më the ‘mësues, më dëgjo mua’. Eh mor Andi, sa herë kam qesh, jo se shpejt të gjithve do na lësh. Qofsh banor i Xhenetit, Andi! 😭”, ka shkruar Noka në një postim prekës.
Andi Sulejmani ka lënë pas gruan dhe dy vajza.