Live

E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja që u aksidentua javën e kaluar

09:56 / 30 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një i ri ka vdekur në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Ai u aksidentua më 27 qershor me motor në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Fatkeqësisht nuk ka mundur t’ju bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur në QKUK. Vdekja është konstatuar nga mjekët”, deklaroi Rugova.

Klankosova.tv mëson se viktima është Mirzatin Berzati.

Shpërndaje në

U Kopjua