Infermierja Qendresa Llapashtica-Ismajli është diagnostikuar me leukemi akute, shërimi i së cilës fatkeqësisht nuk mund të bëhet në Kosovë.
Është kjo arsyeja për të cilën bashkëshorti i saj Erduan Ismajli ka vendosur të kërkojë ndihmë.
Ai thotë se për shërimin e bashkëshortes I duhen plot 130 mijë euro, para të cilat familja nuk i ka.
Qendresa Llapashtica-Ismajli, 26-vjeçare, është nënë e dy vajzave, njëra 2-vjeçe e tjetra 2 muajshe dhe momentalisht ndodhet në Turqi.
Ky është postimi i plotë i tij:
Me zemër të rënduar ju njoftoj se gruaja ime, Qendresa Llapashtica-Ismajli është diagnostikuar me leukemi akute, shërimi i së cilës fatkeqësisht nuk mund të bëhet në Kosovë.
Për shkak të moshës së re dhe natyrës agresive të sëmundjes është vendosur nga mjekët që Qendresa të dërgohet për trajtim jashtë vendit për transplant eventual të palcës kockore.
Shuma e cila kërkohet për shërimin e kësaj sëmundjeje është 130.000 euro.