Gjatë ditës së enjte parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat priten të lëvizin nga 2 deri në 20 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.
“E enjte- Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.