Live

“E gjithë Serbia” dyndet në Beograd, pamje të tjera nga protesta masive kundër pushtetit

18:53 / 15 Mars 2025

Nga Kosova Live

Kryeqyteti i Serbisë sot është bllokuar nga mijëra studentë nga katër anët e Serbisë që janë grumbulluar aty, duke shënuar njëherit edhe një prej protestave më të madha anti-pushtet në Serbi.

Protestuesit kanë shkuar  në këmbë për në Beograd nga disa pjesë të Serbisë. Kolonat mbërritën nga Novi Sadi, Subotica, Smedereva, Kragujevaci, Çaçaku, Nishi dhe qytete të tjera.

Dhjetëra mijëra njerëz, pavarësisht shiut, pushtuan rrugët qendrore të Beogradit, duke marrë pjesë në protestën antiqeveritare “15 për 15”. në të cilën e gjithë Serbia ishte e ftuar nga lëvizja studentore, por shumë nuk mundën të mbërrinin në fillim të protestës në orën 16:00, sepse autoritetet penguan tubimin në disa mënyra.

Turma u mblodh para Kuvendit të Serbisë, pranë të cilit që nga mëngjesi janë vendosur forca të shumta policore, ndërsa me kordon policor është rrethuar edhe Presidenca.

Vala e protestave në Serbi u ndez nga shembja e një tende në një stacion hekurudhor më 1 nëntor të vitit të kaluar, kur vdiqën 15 persona, dhe u mor përsipër nga një lëvizje studentore që kërkon përgjegjësi politike dhe kriminale të autoriteteve, luftën kundër korrupsionit, funksionimin efikas të institucioneve pa ndikim politik dhe një shoqëri të rregullt dhe të drejtë.

Shpërndaje në

U Kopjua