Vëllai i Liridona Ademajt ka ndarë dëshminë e tij për herë të parë para trupit gjykuës mbi situatën që ngjau në natën kritike kur mësuan se i kishin vrarë të motrën.
Ai foli për takimin me nipërit e tij pas aktit të rëndë që përjetuan, dhe gjithë rrëfimin që ia kishte transmetuar dhëndri i tyre tashmë i akuzuar për vrasje, Naim Murseli, transmeton klankosova.tv.
”Unë isha duke punu ne lokal në fshatin tim në ora 10 më ka telefonu bashkëshortja, më tha: A nive që e kanë vra Liridonen?”.
”Në lokal kishte shume njerëz nuk e kuptova mirë, a Liridonën motrën, a Aluridonin djalin e axhes”.
”Më ka thirrë edhe një herë m’ka tregu. Jom shku me vrap në shtëpi, kur jom shku gjendja e prindërve tejet e rëndë nuk dija çka të bëja. E kam marrë veturën edhe prindërit dhe jam nis për spital në Gjakovë”.
”Gjatë rrugës lexoja në gazeta se po Liridona është vra kur jam kanë në spital ku kom thanë a ja u jepni naj qetësues prindërve se po flitet se vajza e tyre, motra ime ka vdekur”.
”Tani kemi vazhduar për në QKUK në spital kishte shume policë, iu drejtova me pyetjen a mund të di për rastin e Liridona Ademaj?”.
”Më thanë: Duhet të shkosh në stacionin policor në Dragodan. Kam shku atje në polici kishte zyrtar policor dhe një nga policët aty ja kumtoi lajmin për vdekjen e Liridonës, prindërve”.
”Gjendja tëper e rëndë. Erdhi ambulanca pas pak minutash. I pyeta: Ku janë femijët dhe Naimi?”
”Me kanë thënë janë brenda. Unë me bashkëshorten kena shku të fëmijët takimi me ta shumë prekës ata ishin të frikësuar, të merzitur për atë që kishin parë e dëgjuar, kur i kam pytë ku është Naimi? – më kane thënë duke dhënë deklaratë”.
”Pas një ore, një orë e gjysmë Naimi ka dalë nga policia, ne fëmijët i kemi marrë në veturë se ishte orar gjumi. Aty ishte edhe Kushtrim Kokalla, e kemi pyte Naimin, çfarë ndodhi?”
”Ai [Naim Murseli] na tha qe: Na ka dal nje hajn me armë dhe na ka kërkuar të holla. Unë i kam nxjerr të hollat, i kam thanë edhe Liridonës jepja krejt çka ki, ajo duke shiku në çantë, unë i kom hap dyert m’i thanë fëmijëve me ik, në gjuhën suedeze. Mas 4-5 metra e kom ndi një krismë dhe unë vazhdoja të ikja me fëmijë”.
”Ka ardhë një veturë ka dashtë me na shkel mu e fëmijët, kom kërku ndihmë të disa shtëpi nuk na kanë jap ndihmë. Kom shku deri te marketi i kom thanë a po i kqyr fëmijët se ma kanë vra grunë. Ai m’ka thane jo rri këtu se është rrezik, priti policinë”.
”Leonardi: I kemi marrë fëmijet edhe kena ec, Naimi ka qëndru aty me Kushtrimin [pas deklaratës së policisë]. Për ne ajo natë nuk ishte e lehtë se i kishim edhe fëmijët, në shpi kemi qëndruar zgjuar deri në mëngjes”.