Live

E rëndë në Florida: Dy të vrarë nga të shtënat në ambientet e universitetit

08:03 / 18 Prill 2025

Nga Kosova Live

Dy persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave në Universitetin Shtetëror të Floridës, raportoi CNN-i.

Kështu është bërë e ditur nga shefi i Policisë në këtë rajon, Jason Trumbower.

Ai ka thënë se viktimat nuk kanë qenë studentë të universitetit. 

Sipas tij, edhe pesë të tjerë janë duke u trajtuar pasi janë plagosur.

“Gjithashtu edhe personi që dyshohet se ka shtënë me armë, është dërguar në spital”, ka shtuar Trumbower.

Shpërndaje në

U Kopjua