Live

Edhe Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht Osmanit

17:08 / 12 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka thënë “Po” ftesës nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Po, e kemi pranuar ftesën dhe kryetari Abdixhiku do të marrë pjesë në takim”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

Gjithashtu përgjigje pozitive të parës së shtetit i dhanë edhe kreu i PDK-së Memli Krasniqi dhe ai i AAK-së Ramush Haradinaj.

Presidentja Vjosa Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit.

Osmani tashmë ka dërguar ftesat për takimet e para me liderët e partive politike.

Kujtojmë se për 14 herë ka dështuar konstituimi i Kuvendit.

Vetëvendosje po insiston në Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, emër ky që po refuzohet nga partitë e tjera, të cilat po e shohin si figurë përçarëse.

Nesër me fillim nga ora 10:00, do të mbahet vazhdimi i 15-të me radhë i seancës konstituive.

Shpërndaje në

U Kopjua