Live

Edhe Peja pa shërbime nga Gjendja Civile për shkak të rënies së sistemit

08:18 / 09 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Gjendja Civile në Pejë po përballet me rënie të sistemit elektronik tash e dy ditë, duke pamundësuar ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Pejanët janë shprehur të shqetësuar, pasi nuk po arrijnë të marrin dokumente të nevojshme si certifikata, vërtetime apo shërbime të tjera administrative.

Për situatën ka raportuar gazetari korrespondent Valdrin Daci në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, duke theksuar se qytetarët po kërkojnë një zgjidhje të shpejtë për këtë problem që po u shkakton vonesa në obligimet e tyre.

Shpërndaje në

U Kopjua