Live

Edi Rama: Na jepni votën jo për në Bashkimin Europian

09:54 / 25 Mars 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij në rrjetet sociale “Sy m’sy”, tha se me 11 Maj duhet të votojnë të gjithë partinë që ai drejton. Sipas tij, jo për t’u bërë socialistë, por për të përcjellë mesazhin e hyrjes në Bashkimin Europian.

“Më 11 Maj duhet të krijojmë një bllok kompakt përtej të majtës dhe të djathtës dhe rendjes pas fanelave të partisë. Duhet ta krijojmë këtë vetëdije bashkë. PS në numrin 5 është vendi për të hedhur votën, jo për t’u bërë të gjithë socialistë, por për të kompaktësuar mesazhin për BE dhe mbështetur fuqishëm negociatat, duke krijuar kushtet që edhe më 12 maj, kur të jemi duke numëruar votat dhe të tjerët të jenë duke u marrë me zgjedhjet, ata 1000 vajza dhe djem të vazhdojnë të punojnë pa lëkundjen që vjen nga impakti i votes”, tha Rama, shkruan A2.

“Në një farë mënyre, PS gjendet në vendin dhe kohën e duhur si pika e referimit siç gjendej PD në  periudhën 91-92”, shtoi kreu i qeverisë.

Shpërndaje në

U Kopjua