Live

Edon Zhegrova mungesa e madhe e Kosovës për ndeshjet ndaj Islandës

17:05 / 05 Mars 2025

Nga Kosova Live

Edon Zhegrova nuk do të jetë i ftuar nga selektori i Kosovës, Franco Foda, për ndeshjet e play-offit të Ligës së Kombeve, ndaj Islandës.

25-vjeçari po vuan nga një lëndim dhe nuk do të jetë i gatshëm të ndihmojë ”Dardabët” në dy ndeshjet e rëndësishme të muajit mars.

Ai nuk ka luajtuar asnjë ndeshje me Lille që nga dat 15 dhjetor i vitit të kaluar.

Zhegrova pritet të rikthehet në fushë në fund të muajit mars ose në fillim të muajit prill.

Kosova me 20 mars luan ndeshjen e parë me Islandën, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa tre ditë më vonë luhet ndeshja e kthimit në Murcia të Spanjës, vend neutral i caktuar nga UEFA.

Shpërndaje në

U Kopjua