Egli Tako është aktualisht në garë me Laert Vasilin për të siguruar një vend në finale të këtij edicioni të Big Brother.
Gjatë një bisede me Joz Markun, ajo theksoi se nuk ka asnjë problem nëse ndonjëherë është paraqitur keq, duke shtuar se kjo është natyra e saj, me të mirat dhe të këqijat që e karakterizojnë si individ.
Ajo vazhdoi të thotë se ky është Big Brother-i i saj dhe nuk do të ndryshonte asgjë, pasi për të ka rëndësi që njerëzit e kanë parë të vërtetën.
“Edhe nëse kam dal keq në një moment, nuk ka problem. Kur të dalësh, do ta kuptosh. Kam fituar atë që duhej, e vërteta është ajo që ka rëndësi për mua,” shprehu ajo.
Ajo gjithashtu shtoi: “Kështu jam unë, me të mirat dhe të këqijat e mia. Ky është Big Brother-i.” Tashmë mbetet të shihet se kush do të shpallet finalisti i dytë i këtij edicioni.