Live

EKSKLUZIVE: Durmishi e shpërblen kompaninë ku kishte punuar me një tender, oferta e tyre ishte 5 cent për metër të asfaltit  

17:46 / 09 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Zëvendës-ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka vendosur që këtë vit të jap “dhuratat” para fundvitit.

Kosova.LIVE ka siguruar vendimet e autoritet kontraktues, ku shihet që përfitues në dy kontrata është kompania në të cilën ka punuar Hysen Durmishi.

Bëhet fjalë për kompaninë “Kosova Asfalt SH.P.K ” që është pjesë e “BAGERI GROUP SHPK”, ku për drejtor e ka Bujar Shabanin, ish-shefin e Durmishit.

 Zëvendës-ministri kishte punuar më herët në tek kompania “Bageri” para se të merrte pozitë qeveritare.

Por, skandali nuk qëndron këtu. Kompania që ka fituar kontratën, e ka pasur për ofertë që e shtron  asfaltin për 5 cent metrin por në realitet një meter asfalt kushton 10 euro, mëson ekskluzivisht Kosova.LIVE.

DOKUMENTE:

Shpërndaje në

U Kopjua