Prizreni dhe e gjithë Kosova u tronditën thellë nga vrasja e rëndë e një vajze 15-vjeçare, shtetase turke, e cila dyshohet se u vra nga babai i saj, Mehmet Gorenç.
Ky i fundit ndodhet në paraburgim, me vendim të Gjykatës Themelore në Prizren.
“Ajo u bashkua me shkollën tonë në shtator të vitit 2024. U përshtat shumë shpejt me klasën dhe me shkollën. Ishte fëmijë i sjellshëm, punëtor dhe gjithmonë me buzëqeshje në fytyrë. Familja e saj ishte gjithmonë në komunikim me ne, një familje e kujdesshme dhe me shumë respekt”, tha ajo.
E njëjta theksoi se ngjarja ka tronditur stafin dhe nxënësit e shkollës, si dhe është marr inciativë nga ajo dhe drejtori i shkollës për ndihmë të familjarëve.
“Kjo ngjarje na ka tronditur thellë si staf i shkollës, por edhe si mësues e nxënës. Në kujtim të saj, kemi vendosur një fotografi dhe një buqetë me lule në korridorin e shkollës. Gjithashtu, me iniciativën e drejtorit dhe time si kujdestare, kemi nisur edhe një fushatë ndihme për familjen e saj” shtoi ajo.