Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.
Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë në rrugën “Fadil Nimani” në Gjakovë, ku pas kontrollimit të Policisë, në veturën e të dyshuarve u gjet dhe sekuestrua 3.88 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.
Sinjali mëson se personat e arrestuar janë: Fadil Nimani, Qlirim Haxhija dhe Uliks Domi.
Po ashtu, Policia gjatë kontrollit sekuestroi ndër tjera edhe 50 euro, dy telefona dhe vetura.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Të dyshuarit ngarkohen për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve.”
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.