Përveç vajzave e grave, jo rrallë herë viktima të ngacmimeve apo sulmeve seksuale janë edhe personat e gjinisë mashkullore. E kjo bëhet akoma më e rëndë, kur viktimat e rasteve të tilla janë të moshës së mitur. Një gjë e tillë ka ndodhur së fundmi në Deçan, ku një 17-vjeçar është sulmuar seksualisht nga një person i moshës madhore, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson ekskluzivisht se personi i dyshuar për sulmin seksual ndaj të miturit në Deçan është 56-vjeçari, Ragip Pergjegjaj, i cili tashmë është arrestuar nga Policia.
Sipas informacioneve të para, viktima i moshës së mitur dyshohet se edhe është shantazhuar në lidhje me këtë rast.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin, ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Lajmi është konfirmuar edhe zyrtarisht nga Policia e Kosovës.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.