Live

Ekskluzive: Ky është personi që e bleu patentë shoferin e falsifikuar për 400 euro, përfundon në ndalim

21:51 / 12 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë në Gjilan, ka zhvilluar një aksion në koordinim me Prokurorinë, që rezultoi me arrestimin e një personi të dyshuar për falsifikim dokumenti. I dyshuari kishte siguruar dhe përdorur patentë shofer të Republikës së Kosovës që dyshohet se është i falsifikuar, çka i kushtoi me ndalim policor, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuar që ra në prangat e Policisë është Faton Nuredini, rreth 23-vjeçar.

Gjatë aksionit, Policia ka sekuestruar dokumentin nga i dyshuari, si dhe nga departamenti për patentë shoferë është vërtetuar se i njëjti nuk është lëshuar nga institucioni përkatës.

Burimet e Sinjalit thonë se i dyshuari ka deklaruar se dokumentin e falsifikuar e kishte pranuar nga një person i panjohur dhe se kishte paguar 400 euro për ta siguruar patentën.

I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...