Live

Ekskluzive: Ky është personi që mbeti i plagosur nga të shtënat e armës në Dardani

23:38 / 21 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Një gjuajtje me armë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në lagjen “Dardania” në kryeqytet, ku për pasojë u plagos një person dhe si shkak i plagëve të marra po vazhdon trajtimin në QKUK.

Kosovalive ka mësuar ekskluzivisht se personi që mbeti i plagosur nga të shtënat e armës në Dardani të Prishtinës është Gentrit Ibrahimi.

Nga informacionet e para që i ka siguruar Sinjali thuhet se personat e dyshuar thirrën në kompaninë e taksive ku punonte i plagosuri dhe kërkuan që në Dardani të shkonte Ibrahimi.

Rastin për Kosovalive e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha se nga të shtënat në lagjen Dardania një person ka mbetur i plagosur.

“Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Dardania në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ajo për Kosovalive

Kosovalive do t’iu mbajë të informuar për çdo të re nga ky rast.

Shpërndaje në

U Kopjua