Live

EKSKLUZIVE- Në dhjetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore

16:20 / 08 Nëntor 2022

Nga admin

Katër kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës kanë dhënë dorëheqje ditë më parë.

Elmedina Ballazhi

Krerët e Mitrovicës se Veriut, Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut dhanë dorëheqje para kuvendeve të këtyre komunave pas ngjarjeve të fundit në veri të vendit.

Kosovalive.net merr vesh nga burimet brenda Komisionit Qendror Zgjedhor se, kryetari i saj Kreshnik Radoniqi i ka shkuar në takim presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Gjithashtu, kosovalive.net merr vesh se data e zgjedhjeve do të jetë data 11 ose 18 dhjetor.

Temë e diskutimit mësohet se është organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për katër komunat verior dhe datën e zgjedhjeve.

Theksojmë se serbët kanë dhënë dorëheqje nga institucionet nën arsyetimin për mos shtyrjen e vendimit për konvertimin e targave.

Shpërndaje në

U Kopjua