Inspektorati Policor i Kosovës arrestoi dje dy zyrtarë të lartë të Policisë në Pejë, Nexhat Gutiq dhe Prekë Tuna, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në një rast të komplikuar i përfshirë rezultoi të jetë edhe Sali Devolli, një afarist nga Peja.
Kosovalive mëson se mbrëmë, në orët e vona, Devolli është ftuar në Hetimet Rajonale në Pejë, ku është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
Rasti kishte ndodhur më 28 maj 2025, gjatë një aksidenti në rrugën “Mbretëresha Teutë”, kur Devolli dyshohet se kishte ndërhyrë dhe kishte penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës.
Veprimet e Devollit fillimisht ishin trajtuar si kundërvajtje, por pas zhvillimeve të fundit, rasti është rikualifikuar dhe tashmë është iniciar hetim penal.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.